Prostitucion në lokalet për masazh, pesë të arrestuar

Prostitucion në lokalet për masazh, pesë të arrestuar

Katër persona janë arrestuar në një lokal që shfrytëzohej për masazh në fshatin Vitomiricë të Pejës, nën dyshimin e konsumimit të veprave penale: Mundësim ose Detyrim në Prostitucion” dhe ,,Ofrim i Lokaleve për Prostitucion”.

Dy të dyshuar të këtij rasti me vendim të prokurorit kompetent, janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Nga vendi i ngjarjes janë marrë dëshmi relevante rreth kryerjes së kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Bëhet e ditur se me vendim të zyrtarëve kompetent, lokali ku zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme është mbyllur.

Në një operacion tjetër të zhvilluar në fshatin Hajvali të Prishtinës, në bashkëpunim edhe me inspektor të ATK-së  dhe zyrtarë kompetent komunal, në një lokal që shfrytëzohej për masazh është arrestuar i dyshuari me inicialet F.Rr, 28 vjeçar.

Për të njëjtin ekziston dyshimi i bazuar se ka trafikuar dy viktimat femra kosovare, shqiptare, me qellim të shfrytëzimit për punë të detyruar dhe shërbime seksuale.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë, kurse dy viktimave u është ofruar strehim dhe trajtim  sipas procedurave standarde për viktimat e trafikimit, transmeton Klan Kosova.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje