Protesta në Kalimash, arrestohen disa qytetarë

Protesta në Kalimash, arrestohen disa qytetarë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar disa persona në Kukës, në orët e hershme të mëngjesit të së dielës.

Personat e arrestuar ishin pjesëmarrës në protestën e një dite më parë në Rrugën e Kombit në Kalimash, pranë sporteleve ku duhet të bëhet pagesa për taksën rrugore.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një konferencë për medie, ka thënë se kushdo që shkel ligjin, do të marrë ndëshkimin e merituar, duke iu referuar protestuesve si “një grup vandalësh”.

Megjithatë, Rama ka thënë se Qeveria do të gjejë zgjidhje për banorët e kësaj zone për t’ua lehtësuar pagesën e tarifës, por se nuk do të tërhiqet nga detyrimi i qytetarëve për pagesë.

Pjesëtarë të opozitës shqiptare kanë reaguar duke dënuar arrestimet dhe duke kërkuar lirimin e qytetarëve të arrestuar.

Të shtunën, qytetarët e Kukësit u mblodhën në protestë për të kundërshtuar taksën, të cilën ata e konsiderojnë shumë të lartë dhe shkatërruan tërësisht kabinat e pagesës së tarifës, duke i goditur me mjete të forta dhe duke ua vënë zjarrin. (Rel)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje