Provuan të hyjnë në kinema me një biletë, të fshehur brenda një...

Provuan të hyjnë në kinema me një biletë, të fshehur brenda një manteli (Foto)

Adoleshentët e paemëruar, i kanë bërë të qeshin të pranishmit në një kinema në Shtetet e Bashkuara, pasi ishin fshehur nën një mantel të gjatë, kinse është një person i vetëm. Por, jashtëzakonisht i gjatë.

Madje, ai që kishte hipur në shpatullat e shokut, qëndronte i qetë dhe serioz sikur gjithçka të jetë në rregull, duke e bërë skenën edhe më qesharake.

“Ishte vetëm një person i gjatë, të cilin shitësi i biletave e ktheu pas. Nuk e di pse”, ka shkruar me mahi, person që e postoi fotografinë.

Të fshehur në një mantel

Refuzimi bëri që ‘njeriu i gjatë’ të kërkojë menaxherin, sepse nuk pajtohej me vendimin e shitësit të bilatave.

Pas kësaj, dyshja u ndanë dhe u lejuan të hynë në kinema, pa pasur nevojë të paguanin, për shkak se kërkuan falje dhe thanë se e tëra ishte vetëm një mahi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje