PS-PD, beteja e radhës; përplasje për rregullat e reja për arrestimin e...

PS-PD, beteja e radhës; përplasje për rregullat e reja për arrestimin e deputetëve

Rregullat e reja për dhënien e lejes Prokurorisë për arrestimin e një deputeti u bënë beteja e re mes mazhorancës dhe opozitës.

Socialistët thanë se ndryshimi i rregullores do të bëhet për t’iu përshtatur Kushtetutës, por për Lulzim Bashën kjo është një lëvizje e socialistëve për të mbrojtur Tahirin.

“Të gjithë ata që prisnin arrestimin dhe vënien para drejtësisë të “peshqve të mëdhenj”, tani duhet të kënaqen me cironka”, tha Basha.

Kryetari i opozitës Lulzim Basha reagoi pas propozimeve të socialistëve për të përfshirë në mënyrë specifike në rregulloren e Kuvendit, edhe kërkesën për prova nga prokuroprët që kërkojnë autorizimin për arrestimin e deputetëve

“ Kjo praktikisht do ta kthejë SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në një organizatë joqeveritare, sepse i gjithë pushteti për të vendosur nëse politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin do të paraqiten para drejtësisë apo jo, do të jetë i maxhorancës, do të jetë i Edi Ramës”, tha Basha.

I njëjti qëndrim u deklarua më pas edhe nga LSI.

“Kush ka frikë nga drejtësia? Kush përpiqet ta pengojë drejtësinë?, u shpreh Petrit Vasili.

Por Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar socialist thotë se ky ndryshim në rregullore është propozuar sipas ndryshinmeve që ju bënë në 2017-ën Kodit të Procedurës Penale nga mazhoranca PS-LSI.

“Kërkesa për autorizim të paraqitur kur plotësohen kushtet ligjore të parashikuara në këtë kod, për kryerjen e veprimeve të parashikuara në pikën 1 të këtij neni, ajo shoqërohet me një relacion të arsyetuar, të shoqëruar me provat që mbështesin kërkesën”, deklaroi Taulant Balla.

I pa mbështetur në një legjislacion konkret është amendamenti që i lejon deputetit në Këshillin e Rregullores dhe Mandateve që të pyesë prokurorët që kanë kërkuara arrestimin e tij. Ndërsa për opozitën ato e kanë bërë gjykatës Kryeministrin Rama, socialistët mohojnë se këto ndryshime në rregullore e vështirësojnë punën e organeve të drejtësisë për të vepruar mbi deputetët,

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje