PSD kërkon Seancë të Jashtëzakonshme për rastin prokurorial Blakaj – Lumezi

PSD kërkon Seancë të Jashtëzakonshme për rastin prokurorial Blakaj – Lumezi

Deputeti i Partisë Social Demokrate, Frashër Krasniqi, ka bërë të ditur se ky subjekt partiak do të nis mbledhjen e nënshkrimeve për të thirr një seancë të jashtëzakonshme, lidhur me zhvillimet e fundit në sistemin prokurorial dhe deklarimet e prokurorit të dorëhequr Elez Blakaj.

Sipas tij PSD konsideron duhet të ketë një proces të vetingut ku do të bëhej në Kuvendin e Kosovës, ku do të krijohej komision parlamentar por ata janë kundër asaj që Kadri Veseli të jetë personaliteti i duhur për ta nisur këtë rrugëtim, sepse nëse nis në Kuvend atëherë do duhet të jenë pjesë të gjitha partitë politike.

PSD sheh vetingun si zgjidhje të duhur për të rikthyer një sistem më të mirë të drejtësisë.

Më tej në konferencën e mbajtur për media, PSD përmes deputetit Frashër Krasniqi, ka kritikuar kryeprokurorin Aleksandër Lumezi për takimin me Besim Beqajn i akuzuar po ashtu për rastin ‘Pronto’ si dhe për thirrjen në zyrë të prokurorit Blakaj për shkak të intervistimin e Kryeparlamentarit Kadri Veseli për rastin e listave të veteranëve

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje