Punimet në “Fehmi Lladrovci” mbyllin një pjesë të rrugës

Punimet në “Fehmi Lladrovci” mbyllin një pjesë të rrugës

Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se pas dëmtimeve të shtresës së asfaltit në rrugën “Fehmi Lladrovci”, Drejtoria për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave është e detyruar që të intervenojë për ta bërë sanimin dhe shtresimin e kësaj rruge, në të dy shtigjet (nga Rrethi i Flamurit, deri tek rrethi i spitalit).

Si pasojë e punimeve, të shtunën, më 14 prill, do të bëhet mbyllja e shtegut të parë të rrugës, ku edhe do të fillojnë punimet.

Pas kryerjes së punimeve në këtë pjesë, do të vazhdohet në shtegun tjetër, njofton Klan Kosova.

Sipas Komunës së Prishtinës, rregullimi i gjithë segmentit rrugor pritet të bëhet brenda 30 ditëve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje