Që prej vitit 1800 në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump urdhëron prerjen...

Që prej vitit 1800 në Shtëpinë e Bardhë, Melania Trump urdhëron prerjen e pemës 2 shekullore

 

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, bashkërshortja e Donald Trump, Melania ,ka urdhëruar që të pritet një pemë në bazat e Shtëpisë së Bardhë, e cila daton që nga vitet 1800.

Pema e Magnolia Jackson ndodhet në anën perëndimore të ndërtesës është shumë e dëmtuar për të qëndruar, sipas specialistëve të Arboretumit Kombëtar të SHBA të thirrur nga Shtëpia e Bardhë për një konsultim.

CNN raportoi se “arkitektura dhe struktura e përgjithshme e pemës kompromentohet në masë të madhe dhe pema është plotësisht e varur nga mbështetja artificiale”.

Pema aktualisht është mbajtur nga një “sistem kabllimi i gjerë” sipas dokumenteve të lëshuara nga agjencia.

Megjithatë, disa prej kabllove kanë filluar të tërhiqen nëpër dru, duke përfshirë strukturën e pemës.

Znj Trump “personalisht shqyrtoi raportet nga Arboretumi Kombëtar i Shteteve të Bashkuara dhe foli gjerësisht me stafin e saj për të eksploruar çdo opsion përpara marrjes së vendimit për të hequr një pjesë të pemës Magnolia”,- tha drejtori i Komunikimit të Shtëpisë së Bardhë Stephanie Grisham për CNN.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje