Qeveria e Zaevit i mbijeton mocionit të opozitës

Qeveria e Zaevit i mbijeton mocionit të opozitës

Në Kuvendin e Maqedonisë nuk ka kaluar mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë së kryeministrit Zoran Zaev, që ishte ngritur nga partia opozitare maqedonase, VMRO-DPMNE.

Pak pas mesnate, me 62 vota kundër u hodh poshtë mocioni për mosbesimin e Qeverisë së Maqedonisë, ndërkohë që VMRO-DPMNE e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski arriti të sigurojë vetëm votat e 40 deputetëve, të cilët votuan kundër Qeverisë aktuale, përderisa 2 deputetë kanë abstenuar.

Para votimit për mocionin, kryeministri Zaev i ka bërë thirrje opozitës që të tregohet më konstruktive në funksion të interesave të shtetit, i cili është në prag të proceseve eurointegruese.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje