Qeveria ndan 1.1 milionë euro për sanimin e dëmeve nga vërshimet në...

Qeveria ndan 1.1 milionë euro për sanimin e dëmeve nga vërshimet në Suharekë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milionë euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në komunën e Suharekës.

Ky vendim u morr sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë. Ministri i financave, Bedri Hamza, ka treguar se propozimi i ministrisë së tij vjen pas shqyrtimit të kërkesës së komunës së Suharekës e cila ka kërkuar nga qeveria qendrore që ti dalë në ndihmë.

Propozimi i tij mbështet unanimisht nga kabineti qeveritar.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje