Qeveria paguan dyfish fermerët

Qeveria paguan dyfish fermerët

Zyra Kombëtare e Auditimit ka publikuar raportin me te gjeturat mbi zyrën e Kryeministrit.Në këtë raport janë një sërë shkeljesh që janë bërë.Në vitin 2016 Qeveria e Kosovës pati vendosur që të aprovoj kompensimin e fermerëve vendor për dëmin e pësuar me rastin e ngordhjes së kafshëve/gjedheve nga sëmundja gungore.

Atë kohë kompensimi i fermerëve për krerë gjedhe/kafshë të ngordhura, është bërë në bazë të vlerësimit të përcaktuar nga Komisioni i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë të ndara sipas kategorive: lopët – 1,200€ për krerë, viçat – 500€ për krerë, dhe demat/mështjerrat – 800€ për krerë.Nga 46 raste të audituara në vlerë prej 60,200€, në tri raste me vlerë prej 7,200€ Zyra Kombëtare e Auditimit hasur në parregullsi ku ishin dyfishuar pagesat ndaj fermerëve.

“ Fermerët janë kompensuar/paguar nga 2,400€ për gjedh, përderisa vlera e duhur për kompensim/pagesë ishte 1,200€ për gjedh. Zyrtarët përgjegjës për këtë çështje, janë deklaruar se kjo ka ardhur si rezultat i gabimit nga ana e Komisionit të vlerësimit.

Gjithashtu, pas pranimit të draftit, sipas zyrtarëve përgjegjës të AUV-it, kryeshefi i Agjencionit ka ndërmarrë masat përkatëse lidhur me këto raste duke nxjerrë disa vendime me të cilat obligon fermerët që në afat prej 30 ditësh t’i kthejnë mjetet e pranuara në buxhetin e AUV-it”, thuhet në raportin e Zyrës, shkruan Gazeta Alo.

Auditimi thotë se pagesa të tilla, përveç se është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi, njëkohësisht e rrit rrezikun e humbjeve të buxhetit dhe mosrealizimit të objektivave të organizatës në përgjithësi. Gjithashtu kjo çështje mund të ndikoj në dëmtimin e reputacionit të Agjencionit të Veterinarisë dhe Ushqimit të Kosovës.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka rekomanduar sekretarin e Përgjithshëm në bashkëpunim më Kryeshefin Ekzekutiv të AUV-it, se duhet të ndërmarrin hapa të duhur për forcimin e kontrolleve në këtë fushë të realizimit të shpenzimeve, duke siguruar transparencë dhe pajtueshmëri të plotë me hapat e përcaktuara më LMFPP-në, rregullat e Thesarit dhe vendimet përkatëse.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje