“Rabija” feston ditëlindjen, por a e dini sa vjeç mbush?!

“Rabija” feston ditëlindjen, por a e dini sa vjeç mbush?!

Është një nga aktoret femra më të pëlqyera të momentit.

Gresa Pallaska, mori simpatinë e publikut me rolin e “Rabijes” në serialin vendon “Çka ka shpija”, ndërsa është mjaft e angazhuar edhe në shumë shfaqje teatrale.

Gresa sot feston ditëlindjen, ndërsa ka qenë motra e saj Mjellma, ajo që ka zbuluar edhe se sa vjeç mbush aktorja.

Përmes një urimi, Mjellma ka zbuluar se Gresa ka mbushur 36 vite.

Sa i përket jetës private, Gresa gjithmonë kujdeset që ajo ta mbaj larg syrit të publikut, ndërsa nuk janë raste të rralla kur ajo edhe deklarohet beqare.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje