Rama: Mund të jemi në BE bashkë, nëse Serbia pranon Kosovën (Video)

Rama: Mund të jemi në BE bashkë, nëse Serbia pranon Kosovën (Video)

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, ka thënë që shpreson, edhe pse Serbia është përpara Shqipërisë në procesin e anëtarësimit në BE, që të dy vendet të pranohen bashkë në këtë bashkësi.

Ai ka thënë se kjo mund të ndodhë, nëse Serbia pranon pavarësinë e Kosovës, shkruan B9“Ky është proces që është i bazuar në performacën”.

“Serbia është në përparësi sepse është duke negociuar dhe ne shpresojmë që të nisim bisedimet këtë vit. Por kjo është një garë e shëndosh dhe ne duam që të lëvizim më shpejt, dhe pse jo, në të ardhmen do të jemi në të njëjtin pozicion dhe t’i bashkohemi BE-së, së bashku, me supozimin që Serbia njeh Kosovën”, ka thënë Rama, përcjell Telegrafi.

Rama, në Davos, ka folur edhe për Gjykatën Speciale që do të gjykojë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, duke thënë se Gjykata Speciale nuk është në asnjë rrezik.

“Mendoj se ky është proces i pakthyeshëm, po ashtu është me rëndësi për të qenë mendje-hapur për zgjedhjen më të mirë. Ideja e gjykatës nuk është në asnjë rrezik”, ka thënë Rama më tej.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje