Rama pritet me protestë nga të rinjtë në Shkodër

Rama pritet me protestë nga të rinjtë në Shkodër

Kryeministri Edi Rama është pritur me protesta mëngjesin e së shtunës në Shkodër. Pak para se të fillonte mbledhja e Këshillit Kombëtar e Territorit, një grup të rinjsh kanë zënë rrugën kryesore me pankarta e thirrje kundër kryeministrit.

Në këtë moment kanë ndërhyrë forcat e shumta të policisë, që shtynë protestuesit dhe liruan rrugën kryesore, duke i zhvendosur të rinjtë në trotuar. Në momentin kur Kryeministri Rama zbriti nga makina, protestuesit nisën thirrje kundër qeverisë, ndërsa Kryeministri iu kthye protestuesve me dy gishtat ngritur.
Njëri prej protestuesve, duke akuzuar Ramën për lidhje me krimin, u shpreh para gazetarëve se është më mirë të iki kryeministri sesa të iki rinia nga vendi.

“Sot përballë kinemasë, nuk u grupuan vetëm demokratët, apo socialistët. Sot u grupuan të rinjtë dhe të rejat që janë mes dilemës a të ikin, a të qëndrojnë në këtë vend dhe sot morën vendimin që më mirë të largojmë Edi Ramën, sesa të largohemi ne”, deklaroi ai.
Protesta më pas u mbyll e qetë pa incidente mes policisë dhe protestuesve.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje