Rama thumbon LSI-në: Të pastrojmë zyrat e shtetit nga parazitët dhe grabitqarët

Rama thumbon LSI-në: Të pastrojmë zyrat e shtetit nga parazitët dhe grabitqarët

Kryeministri Edi Rama ka folur nga qyteti i Rrëshenit lidhur me projektin e qeverisjes për administratën shtetërore.

Shefi i qeverisë duke zhvilluar një bashkëbisedim me banorët e zonës në kuadër të prezantimit të Plalformës së Bashkëqeverisjes me Qytetarët, tha se duhet të pastrohen zyrat e shtetit nga individët që kanë për synim vjedhjen e qytetarit.

Rama u bën apel qytetarëve të regjistrohen në platformën www.shqiperiaqeduam.al dhe të bashkëpunojnë për të rigjeneruar administratën.

“Rrëshen – Regjistrohuni në platformën www.shqiperiaqeduam.al

Shkarkoni aplikacionin në telefononin tuaj dhe jeni online me qeverinë, për çdo ankesë, kërkesë, sugjerim apo çështje në interesin tuaj

Mos humbisni kohë dhe energji duke kërkuar mik për një hall me shtetin, kjo është rruga që qeveria të bëhet miku juaj i drejtëpërdrejtë

Së bashku, mund të zgjidhim pa humbur kohë probleme e halle të krijuara nga burokracia dhe mund të pastrojmë më shpejt zyrat e shtetit nga parazitët e grabitqarët që marrin frymën e njerëzve të zakonshëm”, shkruan kryeministri Rama.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje