Raporti i BE-së: Mogherini pak fjalë për Kosovën, fqinjët më afër Bashkimit...

Raporti i BE-së: Mogherini pak fjalë për Kosovën, fqinjët më afër Bashkimit Evropian

Komisioni Evropian ka publikuar Raportin për vendet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini ka thënë se çdo shtet është vlerësuar në bazë të meritave të veta.

Ajo në fjalën e saj për vendet e Ballkanit Perëndimor, u shpreh se “e kam thënë shumë herë se Ballkani Perëndimor janë Evropë dhe do të jenë pjesë e BE-së në të ardhmen”.

Mogherini tutje theksoi se si BE njohin progresin që është bërë dhe rrugën e pandalshme drejt Bashkimit Evropian, shkruan Telegrafi.

“Mali i Zi dhe Serbia kanë bërë progres të rëndësishëm dhe Këshilli Evropian rekomandon që të hapin negociatat për anëtarësim në BE së bashku me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, ka thënë Mogherini.

Sa i përket Kosovës, Mogherini ka përmendur vetëm zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) dhe dialogun që po zhvillohet me Serbinë, duke mos dhënë detaje të tjera sa i përket përparimit të Kosovës në rrugën drejt liberalizimit të vizave.

Ajo shtoi se të gjitha shtet duhet të sigurohen që reformat të jenë të implementuar në mënyrën e duhur.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje