Rekordi i Ronaldos ndaj Chelseat më i keq se ai i Messit

Rekordi i Ronaldos ndaj Chelseat më i keq se ai i Messit

Barcelona barazoi të martën në Ligën e Kampionëve ndaj Chelseat me rezultat 1-1.

Golin e vetëm për klubin katalunas e shënoi Lionel Messi dhe ky ishte goli i parë i argjentinasit ndaj klubit anglez.

Festa e madhe e Messit dhe Iniestas pas golit ndaj Chelseat në Stamford Bridge (Getty Images)

Me këtë rast ylli i Barçës i dha fund ecurisë prej 745 minutash pa gol ndaj Bluve.

Pra, ky ishte goli i parë i pesë herë Topitë të Artë ndaj Chelseat në nëntë ndeshje.

Por, ndaj skuadrës londineze më keq është Cristiano Ronaldo, i cili sa ishte pjesë e Manchester Unitedit në Ligën Premier, ka shënuar vetëm një gol në 15 ndeshje kundër skuadrës që aktualisht drejtohet nga Antonio Conte.

Statistikat: Ndeshjet, golat, asistimet, minutat dhe minutat për gol/asistim

Portugezi ndaj Chelseat ka luajtur gjithsej 1218 minuta.

Vlen të theksohet se Messi nuk i ka shënuar në karrierë vetëm 11 skuadrave. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje