Remitencat arritën vlerën 359.9 milionë euro

Remitencat arritën vlerën 359.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), ka njoftuar, se remitencat e pranuara në Kosovë, që njëherësh paraqesin edhe kategorinë më të madhe në kuadër të llogarisë së të ardhurave dytësore, kanë arritur vlerën prej 359.9 milionë euro, që paraqet një rritje vjetore prej 11.8 për qind.

“Remitencat që pranohen në Kosovë vijnë kryesisht nga Gjermania dhe Zvicra, vende këto nga të cilat dërgohen 39.2 për qind përkatësisht 22.6 për qind të gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë. Një pjesë e konsiderueshme e remitencave është pranuar edhe nga SHBA-të, gjegjësisht 7.3 për qind e gjithsej remitencave të pranuara në Kosovë”, është thënë në raportin e BQK-së, për vlerësimin tremujor të ekonomisë. Kurse Investimet e Huaja Direkte (IHD) të pranuara në Kosovë, sipas këtij raporti kanë arritur vlerën prej 139.2 milionë euro deri në qershor 2017, që paraqet një rritje prej 64.2 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. “Në kuadër të strukturës së IHD-ve, me rritje u karakterizua kapitali dhe fondi i investimeve në aksione ndërsa investimet në instrumente të borxhit shënuan rënie”, është thënë në raportin e BQK-së.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje