Rëndësia e video-lojërave në diferencat gjinore dhe në zhvillimin e inteligjencës

Rëndësia e video-lojërave në diferencat gjinore dhe në zhvillimin e inteligjencës

Burrat vazhdimisht kanë performuar më mirë se gratë në detyra hapësinore, që përfshijnë rotacionin mendor e cila është aftësia për të identifikuar se si do të shfaqet një objekt 3-D nëse rrotullohet në hapësirë.

Kur flasim për inteligjencën hapësinore, është zbuluar se të luash video-lojëra aksion, mundet që vitualisht të zvogëlohet pabarazia gjinore në aftësinë e rotacionit mendor, një proces i nivelit të lartë në njohjen hapësinore.

Pas 10 orëve trajnim me një video-lojë, subjektet patën përfitime të konsiderueshme në zhvillimin e vëmendjes hapësinore dhe rotacionit mendor, ku vajzat përfituan më shumë se djemtë. Subjektet e grupit të kontrollit, të cilët luajtën video-lojëra jo aksion, nuk patën ndonjë përmirësim.

Duke pasur parasysh se aftësitë superiore hapësinore janë të rëndësishme në shkencat matematikore dhe inxhinierike, këto gjetje kanë rëndësi praktike për tërheqjen e burrave dhe grave në këto fusha.

Ndikimi i video–lojërave në zhvillimin e inteligjencës

Video-lojërat janë bërë  pjesë  e pandashme e pothuajse të gjithë fëmijëve dhe adoleshentëve, ku në Shtetet e Bashkuara, 97% e tyre luajnë të paktën një orë në ditë. Shumica dërmuese e hulumtimeve nga psikologët lidhur me efektin e të luajturit, kanë qenë të fokusuara tek ndikimi negativ i video-lojërave: dëmi potencial në lidhje me dhunën, varësinë dhe depresionin.

Këto hulumtime janë të rëndësishme por ka teori që tregojnë se nevojitet një perspektivë më e balancuar, e cila nuk merr parasysh vetëm efektet negative.

Luajtja e video lojërave gjithnjë e më shumë po bëhet një aktivitet i kohës së lirë në mes të adoleshentëve, disa shqetësime janë shprehur lidhur me pasojat e mundshme shoqëruese që mund të vijnë nga kjo, por në vitet e fundit ka pasur një shpërthim të hulumtimeve që shqyrtojnë se eskperienca në luajtjen e videolojërave është e lidhur me zhvillimin aftësive të ndryshme kognitive.

Këto hulumtime kanë demonstruar se luajtësit e videolojërave performojnë më mirë sesa ata që nuk luajnë, në teste lidhur me kontrollimin e vëmendjes, aftësitë vizuale-hapësinore, dhe kontrollit ekzekutiv.

Për më tepër, një gjetje tipike nëpër studime të ndryshme është se luajtësit e videolojërave janë më të shpejtë në një numër të detyrave sesa ata që nuk i preferojnë këto lojëra. Këto zbulime kanë bërë që shumë hulumtues të konstatojnë se luajtja e videolojërave mund të përmirësojë një sërë aftësish kognitive.

Ky përfundim është mbështetur nga studime të ndryshme eksperimentale, në të cilat subjektet që kanë luajtur një lojë për një kohë të caktuar, më pas kanë shfaqur një performancë më të mirë në disa matje, në krahasim me subjektet e grupit kontrollues që nuk e kanë luajtur lojën.

Kjo mendohet të vijë si shkak e neuroplasticitetit, pasi që luajtja e video-lojërave është dëshmuar të shkaktojë ndryshime strukturore dhe funksionale në trurin e luajtësit, duke “trajnuar” trurin, e duke krijuar lidhje të reja neurale, në të njëjtën mënyrë siç e trajnon atë mësimi i luajtjes së pianos, ose navigimi me harta.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje