Reshitaj e shqetësuar me nivelin e pjesëmarrjes së grave ne vendimmarrje

Reshitaj e shqetësuar me nivelin e pjesëmarrjes së grave ne vendimmarrje

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me përkrahjen e Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar- SIDA, ka prezantuar sot Analizën gjinore institucionale “Krijimi i mundësive të barabarta” në këtë ministri.

Në prezantimin e të gjeturave morën pjesë ministrja Albena Reshitaj, ambasadori suedez në Kosovë Anders Wollter, shefja e Agjencionit për Barazi Gjinore Edi Gusia, ekspertë nga Sida etj.

Në fjalën e saj hyrëse ministrja Reshitaj pasi falënderojë Organizatën Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar SIDA që ka mundësuar realizimin e Analizës u shprehë jo e kënaqur me rezultatet e këtij hulumtimi.

“Ky hulumtim nxjerr gjendje jo të mira të barazisë gjinore, por jam e kënaqur që ministria që unë drejtojë është institucioni i parë që bënë një raport të tillë, rekomandimet e të cilit do të realizohen bashkërisht me mekanizmat ndërlidhës.

Historikisht gratë shqiptare kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shoqëri, në edukimin e brezave të rinj, ky edukim dhe vetëdijesim është imediat edhe sot në ndërgjegjësimin e shoqërisë në ngritjen e nivelit të kujdesit ndaj mjedisit, u shprehë nder të tjerash ministrja Reshitaj.

Realizimin e këtij raporti e vlerësoi si shumë të rëndësishëm edhe ambasadori suedez Anders Wollter, i cili shprehu gatishmërinë e tij në përkrahje të iniciativave që kanë për qëllim avancimin e rolit të grave në institucione.

Të gjeturat kryesore të këtij hulumtimi i cili është bërë me metodën kuantitative dhe kualitative i prezantoi ekspertja e SIDA-s Nicole Farnsworth.

Mos integrimi në mënyre të kënaqshme i perspektives gjinore në kornizën ligjore, strategji e raporte të ministrisë, orari jo fleksibil, stereotipet gjinore, dallimi në paga dhe mëditje, mungesa e politikave e trajnimeve kundër ngacmimit seksual janë disa nga problemet me të mëdha që identifikon ky hulumtim.

Pasi mori shqetësimet edhe nga punëtoret e ministrisë, Reshitaj u zotua që do të punojë ne avancimin e grave në pozita vendimmarrëse dhe u shprehë që tani ne si ministri jemi në proces të hartimit dhe miratimit të Rregullores se re për sistematizimin e vendeve të punës dhe konform dispozitave ligjore do të punojë në ngritjen e nivelit të barazisë gjinore në MMPH.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje