Reshitaj e vlerëson të padrejtë mungesën e fondeve për mjedisin

Reshitaj e vlerëson të padrejtë mungesën e fondeve për mjedisin

Me temën “Ndryshimet klimatike” ka nisur dita e fundit e “Javës për zhvillim të qëndrueshëm në Kosovë”.

Një dokumentar i shkurtër me pamje nga e gjithë bota për të shfaqur ndryshimet klimatike globale e ka nisur këtë ngjarje.

Me këtë rast, ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj ka thënë se njeriu e kupton se sa i pafuqishëm është kur ndeshet me ligjet e natyrës.

Më tutje, Reshitaj është shprehur e shqetësuar lidhur me mungesën e fondeve të kësaj për mjedisin në Kosovë.

“Mos qasja e vendit tonë në fonde për mbrojte të mjedisit, gjegjësisht për ndryshime klimatike, që janë fonde jashtëzakonisht të mëdha është një e padrejtë që po i bëhet Republikës së Kosovës. Gjithmonë e them, dhe po ngriti zërin edhe në konferenca ndërkombëtare se kjo është një e padrejtë, sepse nuk duhet të kenë shumë ndikim politikat ditore apo javore të shteteve të ndryshme, kur është në pyetje mjedisi dhe kur janë në pyetje ndryshimet klimatike”, ka thënë Reshitaj. (ksp)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje