Reshitaj kërkon përkrahjen e ShBA-ve në fushën e promovimit të ekonomisë së...

Reshitaj kërkon përkrahjen e ShBA-ve në fushën e promovimit të ekonomisë së gjelbër

Në ditën e fundit të vizitës zyrtare të saj në Uashington ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj është pritur në takime të ndara nga zyrtarë të lartë të Departamentit për Marrëdhënie me Evropën Jugore dhe Qendrore, zyrtarë të lartë të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe të Byrosë për Burimet e Energjisë.

Në këto takim ministrja Reshitaj ka shprehur vizionin e saj për mjedisin dhe prioritetet qeverisëse, angazhimin për të bërë publikun të vetëdijshëm për rëndësinë e energjisë së ripërteritshme.

Ajo ka falënderuar shtetin amerikan për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe ka kërkuar përkrahje në fushën e promovimit dhe subvencionimit të ekonomisë së gjelbër, miqësore me mjedisin.

Nga ana tjetër zyrtarët e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit deklaruan se SHBA-të i dhanë Kosovës për 19 vitet e fundit 1.8 miliardë dollarë. “Kjo ndihmë do të vazhdojë edhe në të ardhmen në shumë fusha duke përfshirë programin e shkencëtarëve të rinj ku përmes Ambasadës Amerikane vitin e ardhshëm do të sjellim në Kosovë ekspertë për fusha të caktuara që pala Kosovare i identifikon si të nevojshëm”, kanë deklaruar nder të tjerash zyrtarët amerikanë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje