Ridvan Murati flet rreth projektit filmik që do të realizojë me Edi...

Ridvan Murati flet rreth projektit filmik që do të realizojë me Edi Kastratin dhe Jeton Zogianin

Jeton Zogianin, Ridvan Muratin dhe Edi Kastratin i kemi parë në serialin e famshëm “O Sa Mirë”.

Duke parë suksesin e arritur me serialin e lartcekur, treshja ka vendosur të sjell edhe një film të metrazhit të shkurtër, të zhanrit komedi.

Por, “Qabin”, “Hakiun” dhe “Arnborin” nuk do t’i shohim me rolet si në serial, pasi që do të shfaqen krejtësisht ndryshe nga ato që i kemi parë deri më tani.

Rreth projektit filmik ka folur Murati, i njohur më mirë si “Qabi”, teksa për Telegrafin ka zbardhur edhe detaje ekskluzive.

“Në film do të luajnë aktorë shqiptar dhe zviceran ndërsa protagonistët do të flasin në gjuhën e vetë. Filmi, i cili quhet “Boksieri”, është i metrazhit të shkurtër me pretendime që të bëhet i metrazhit të gjatë”, tha fillimisht aktori duke treguar se do të bëhet edhe një audicion për aktorët zviceran.

Filmi do të xhirohet në shtetin zviceran dhe në Kosovë ndërsa planifikohet të zgjasin rreth tre muaj, përkatësisht që nga muaji Qershor deri në Gusht.

Murati gjithashtu tregoi se skenarist i filmit është po i njëjti si tek seriali “O Sa Mirë”, Ard Islami, ndërsa producent janë treshja që edhe do të aktrojë.

“Skenari është shkruar nga Ard Islami ndërsa producent të filmit jam unë, Edi dhe Jetoni”, shtoi Qabi.

Ai më tutje zbuloi se “premiera e filmit do të jepet në muajin tetor nëpër kinematë anembanë shtetit të Zvicrës si dhe në Gjermani e Austri, përkatësisht në vendet gjermanofolëse, duke mos përjashtuar as kinematë e Kosovës”.

Aktori më tutje zbuloi se kjo nuk do të thotë se treshja nuk do të shfaqet në serialin “O Sa Mirë” pasi që në këtë periudhë edhe përfundojnë xhirimet e këtij sezoni, të cilat përfundojnë më 3 Qershor.

Ndryshe, Telegrafi do t’iu sjell detaje të tjera ekskluzive si dhe pamje gjatë xhirimit të filmit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje