Rikalo jashtëligjshëm u hakmor për llogari të bashkëshortes

Rikalo jashtëligjshëm u hakmor për llogari të bashkëshortes

Të paqena kanë rezultuar “faktet” që i kishte listuar ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, si arsye për ta shkarkuar nga pozita e kryeshefit, Elhami Hajdarin, njeriun që paraprakisht kishte refuzuar t’ia përcillte jashtëligjshëm mbi 80 mijë euro një biznesi me bazë në Prizren, me të cilin kishte raport afarist Biljana Rikalo, bashkëshorte e këtij ministri serb.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës e ka trajtuar këtë rast dhe e ka shfuqizuar vendimin e Rikalos, shkruan sot Koha Ditore.

Këshilli e ka marrë vendimin javën e shkuar dhe një kopje të tij e ka siguruar gazeta të hënën.

“Aprovohet si e bazuar ankesa me numër A. Nr. 286/2018 e parashtruar nga ankuesi Elhami Hajdari”, thuhet në pikën e parë të vendimit, i cili është nxjerrë më 10 korrik. “Shfuqizohet Vendimi me numër KM/132/18 dhe numër protokolli 1863 të datës 10.05.2018 i nxjerrë nga ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural”, vijohet në të dytën.

Nëpërmjet pikës së tretë, vendimi obligon ministrin Rikalo që brenda afatit prej 15 ditësh, Hajdarin ta kthejë në vendin e punës, përkatësisht në pozitën e kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, duke ia njohur të gjitha të drejtat dhe obligimet e cekura në një vendim të 2016-s, nëpërmjet të cilit ishte vënë në atë pozitë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje