Rita Ora pushton Londrën, shfaqet emocionuese në rrjetet sociale

Rita Ora pushton Londrën, shfaqet emocionuese në rrjetet sociale

Rita Ora ka pasur një prej performancave më të mëdha të jetës mbrëmjen e kaluar. 

Bukuroshja performoi në O2 Brixton Academy para mijëra adhuruesve.

Për Ritën, ky ishta sikur një rikthim në shtëpi, ku edhe pritjen e pati shumë të ngrohtë.

Emocionet ylli nga Prishtina nuk i fshehu as në rrjetet sociale, ku falënderoi londinezët për pritjen.

“Erdha në shtëpi! Londra ishte fantastike! Aq të zëshëm sa nuk doja të lëshoja skenën. Nuk do të harroj kurrë fytyrat tuaja që nuk u ndalën së qeshuri”, shkroi Rita në Instagram.

Vetëm pak ditë më parë Rita lansoi një bashkëpunim me Cardi B, Bebe Rexhën dhe Charlie XCX.

Projekti menjëherë u ngjit në top 5 të iTunes në SHBA./Telegrafi/ 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje