Rivaliteti Borg-McEnroe në kinema

Rivaliteti Borg-McEnroe në kinema

Pas duelit Niki Lauda-James Hunt, një tjetër rivalitet i madh sportiv u ekranizua dhe është ai mes dy legjendave të tenisit botëror Bjorn Borg dhe John McEnroe.

Së fundmi u realizua filmi  me titullin ‘Borg/McEnroe’, i cili hapi edhe Festivalin e Filmit në Toronto. Ky film është pasqyrimi i ndeshjeve epike dhe spektakolare të zhvilluara mes këtyre dy legjendave në vitet ’80.

Ai që portretizon yllin e tenisit amerikan John McEnroe është aktori Shia LeBeouf, ndërsa në rolin e Bjorn Borg ishte aktori suedez, Sverir Gudnarson.

LeBeouf, për të cilin ky është filmi i tij i parë i realizuar pasi kaloi periudhën e vështirë të shoqëruar me arrestime të shumta për sjellje të pakëndshme e në gjendje të dehur, deklaroi se ai ashtu edhe McEnreoe ka një karakter të ashpër dhe është jo pak gjaknxehtë.

Për t’u theksuar është se ‘Borg/McEnroe’ nuk është i vetmi film drama e të cilit jetohet në fushat e tenisit, që prezantohet në Festivalin e Filmit në Toronto. Në këtë eveniment do të jetë edhe aktorja Emma Stone, e cila pas suksesit me ‘La La Land’, në Kanada do të prezantohet me rolin e tenistes Billie Jean King në ‘Battle of Sexes’, ku flitet për luftën e bërë nga tenistja në vitet ‘70 kundër seksizmit duke u përballur me Bobby Riggs, personazh që interpretohet nga Steve Carell.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje