Robert Fico sjell 1 milion euro para në konferencë për ta zgjidhur...

Robert Fico sjell 1 milion euro para në konferencë për ta zgjidhur vrasjen e gazetarit

Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, ka ofruar 1 milion euro shpërblim për këdo që ofron informacione për vrasjen e gazetarit hulumtues, Jan Kuciak, dhe të dashurës së tij, Martina Kusnirova, shkruan BBC

Gazetari 27 vjeç dhe e dashura e tij u vranë në shtëpinë e tyre me nga një plumb të dielën.

Ndërkohë, kryeministri sllovak ka sjellë në konferencë për media 1 milion euro para të gatshme në bankënota 100 dhe 50 euroshe, në tentim për të bindur ata që kanë informata që të bashkëpunojmë me autoritetet për këtë vrasje.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje