Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në Siri

Rrëzohet një aeroplan luftarak rus në Siri

Ministria e Mbrojtjes ruse ka konfirmuar se aeroplani luftarak Su-25 është rrëzuar gjatë ditës së sotme dhe se piloti është vrarë.

Në deklaratën e ministrisë thuhet se piloti ka arritur të largohet nga pajisja mirëpo është vrarë derisa ka rezistuar që të mos kapet nga rebelët që po luftojnë kundër qeverisë siriane.

Rebelët që luftojnë me qeverinë në Siri kanë pretenduar se kanë rrëzuar aeroplanin luftarak rus.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut ka njoftuar më herët, se forcat rebele kanë rrëzuar aeroplanin e tipit, Su-25 dhe se piloti ka arritur të largohet.

Është raportur se incidenti ka ndodhur në Provincën Idlib në veriperëndim të Sirisë.

Nuk është bërë e qartë se cili grup rebel është përfshirë, mirëpo xhihadistët e grupit, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), janë më së shumti aktiv në këtë zonë.

Rusia ka kryer disa operacione ushtarake në mbështetje të presidentit sirian, Bashar al-Assad nga shtatori i vitit 2015.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje