Burri i hedh benzinë vetes për t’u djegur në Bashkinë e Tiranës

Burri i hedh benzinë vetes për t’u djegur në Bashkinë e Tiranës

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Bashkinë e Tiranës këtë paradite. Personi i paidentifikuar hyri në derën e institucionit me një shishe benzinë në dorë duke tentuar t’i vërë flakën vetes. Në momentin që personi hodhi benzinën mbi trupin e tij, ndërhynë punonjësit e bashkisë dhe policët bashkiakë për ta ndalur.

Fatmirësisht ndërhyrja ishte në kohë dhe burri nuk ka mundur ta ndezë flakën. Fotot tregojnë momentin kur policët e kanë kapur personin që tentoi të digjej dhe po e shoqërojnë për në komisariat./lapsi

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje