Rriten abortet frikshëm në Kosovë, shkak kushtet ekonomike

Rriten abortet frikshëm në Kosovë, shkak kushtet ekonomike

Kushtet e rënda ekonomike i detyrojnë shumë çifte të marrin vendimin për të abortuar një fëmijë.

Ndërsa për nënat që vendosin të abortojnë nuk është një vendim i lehtë dhe mund të lë pasoja psikologjike dhe shëndetësore.

Gjatë vitit 2017 numri i aborteve ka shënuar rritje krahasuar me vitin 2016-të

Sipas ligjeve në fuqi të Kosovës, abortet duhet të kryhen vetëm në spitalet që plotësojnë kriteret dhe rregullat për të kryer ndërhyrje të tilla.

Kjo do të thotë se shumë ordinanca private, sipas ligjeve dhe rregullave, nuk duhet të kryejnë një procedurë të tillë, por që në realitet ndodh shpesh.
Drejtoresha e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, Myrvete Paçarada në një përgjigje dërguar portalit Arbresh.info ka thënë se gjatë vitit 2017 numri i aborteve ka shënuar rritje.

“Gjatë vitit 2016 numri i aborteve ka qenë 111 kurse gjatë vitit 2017-të numri i aborteve kanë shënuar rritje në 121 sosh”, tha Paçarada.
Po ashtu ajo shtoi se mosha më e prekur ka qenë mosha 30 deri 40 vjeçare.
E pyetur se cilat kanë qenë shkaqet e abortit, ajo është përgjigjur se “kushtet e sociale të gruas dhe shkaqet shëndetësore”.

“Shkaqet më të shpeshta janë shëndetësore dhe sociale të gruas”.
Paçarada po ashtu e ka përmendur edhe faktin se në Kliniken Obstetrike Gjinekologjike nuk bëhen abortet për shkak të gjinisë.

E pyetur se cilat janë pasojat e abortit, Paçarada është përgjigjur se “ janë ato të komplikimeve të hershme”.
“ Pasojat e abortit janë ato të hershme si gjakderdhja , infeksionet, lëndimet e mitrës gjatë intervenimit si dhe në komplikimet e vonshme është edhe steriliteti i gruas”, u shpreh ajo.

Ndërsa ka shtuar se posedojnë të dhëna vetëm për Klinikën Obstetrike Gjinekologjike kurse në spitalet dhe ambulantet specialistike private nuk posedojnë.
Aborti kryhet në shumë ordinanca private pa indikacione mjekësore dhe me vetëdëshirë.
Portali Arbresh.info mëson se çmimi minimal për një periudhë të tillë është 200 euro dhe rritet varësisht nga ordinanca dhe mjeku përgjegjës.
Por, si janë të rregulluar çështjet e abortit në Kosovë?

Sipas ligjeve në fuqi, një femër mbi 18 vjet mund të vendos për ndërprerjen elektive të shtatzënisë, me qëllim dhe vetëdëshirë, deri në javën e 10-të. Kjo llogaritet nga dita e parë e ciklit të fundit menstrual.

Nën 16 vjet, duhet të merret edhe pëlqimi i prindit ose të kujdestarit ligjor për t’i dhënë të drejtë mjekut të kryej këtë procedurë.

Në anën tjetër, ndërprerja e induktuar e shtatzënisë mund të bëhet deri në fundin e javës së 22-të të shtatzënisë apo deri kur fetusi të arrijë peshën 500 g.

Sociologu Ferdi Kamberi në një prononcim për portalin Arbresh.info ka thënë se ka një mori faktorësh se pse gratë abortojnë.

“Ka një mori faktorësh pse gratë abortojnë disa nga to mund t’i cekëm: disa gra abortojnë herët për shkak të rekomandimeve nga mjekët se një e tillë mund t’ju shkaktojë komplikime shëndetësore madje edhe vdekje, disa të tjera ndihen të papërgatitura emocionalisht dhe psikologjikisht për tu bërë prindër (për të marr përgjegjësi të reja), në disa raste aborti ndodhë edhe si rezultat i përdhunimit, incestit, shtatzënisë së hershme, etj”, tha Kamberi.

Sipas Kamberit aborti ndodhë edhe si rezultat i faktorëve socio-ekonomik dhe mos planifikimi adekuatë të familjes.
Ai po ashtu shton se papunësia e lartë janë ndër faktorët të cilat i shtyjnë gratë të abortojnë.

“Papunësia e lartë e cila gjeneron varfërinë dhe mirëqenie e ulët sociale, padyshim se janë ndër faktorët të cilët i shtyjnë gratë që të abortojnë”, u shpreh Kamberi. Sipas tij pasojat nga aborti mos të jenë të ndërlidhura ngushtë me planifikim familjar. “Pasojat nga aborti mund të jenë të atillë të cilat ndërlidhen ngushtë me planifikimin familjar, sepse abort në fakt do të thotë shuarje e familjes dhe studimet në fushën e mjekësisë sociale flasin se gratë të cilat abortojnë mund të kenë norma të larta që mos mbetjes shtatzënë përsëri, sidomos nënat e reja ose nënat të cilat kanë për herë të parë lindje”, shtoi ai,
Kamberi përmend faktin se pasojat e abortit mund të jenë edhe të natyrës psikologjike, shëndetësore dhe sociale.

“Pasoja të tjera janë të jenë të natyrës psikologjike, shëndetësore dhe sociale, në veçanti probleme me emocionet, problemet me adaptimin e jetës së re dhe integrimit social, problemet e ndryshme nga depresioni post lindës, si dhe pasoja të tjera”, tha Kamberi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje