Rruga Prishtinë-Podujevë e kalueshme

Rruga Prishtinë-Podujevë e kalueshme

Rruga magjistrale Prishtinë-Podujevë është e kalueshme për të gjitha automjetet.

Ndonëse në disa pjesë të rrugës ka ende borë, qarkullimi i veturave po bëhet pa vështirësi.

Policia e Kosovës ka apeluar ndaj të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të kenë kujdes gjatë lëvizjes në rrugë si pasojë e ngricave dhe borës që ka rënë vikendit e fundit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje