Rusinovci: Rritja e përgjegjësive individuale dhe institucionale, çelësi kryesor për tokën tonë

Rusinovci: Rritja e përgjegjësive individuale dhe institucionale, çelësi kryesor për tokën tonë

Profesori i Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, Imer Rusinovci, me rastin e 22 prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës, ka thënë se kjo ditë na kujton se kemi përgjegjësi për këtë datë të veçantë.

Ai ka thënë se duhet të tregohemi shumë më të kujdesshëm ndaj tokës kur kemi parasysh problemet dhe shqetësimet alarmante me të cilat qytetarët po përballen aktualisht. “Dita Botërore e Plantit Tokë na kujton se kemi përgjegjësi për këtë datë të veçantë, që të tregohemi shumë më të kujdesshëm ndaj Tokës, kur kemi parasysh problemet dhe shqetësimet alarmante, me të cilat po preokupohemi aktualisht. Ta ruajmë Tokën nga degradimet, uzurpimet, tjetërsimet e egra, përdhunimet e keqmenaxhimet, ndotjet nga zonat industriale, dëmtimet nga prerjet dhe djegiet masive të pyjeve, të cilat për vite po na shkaktojnë erozion.  Rritja e përgjegjësive individuale dhe institucionale, është çelësi kryesor për të lëvizur nga ndërgjegjësimi drejt veprimit, duke e kthyer njeriun në ekuilibër me natyrën!”, ka shkruar Rusinovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje