Sa gota ujë duhet t’i pini gjatë ditës

Sa gota ujë duhet t’i pini gjatë ditës

Me vite të tëra, shkencëtarët kanë sugjeruar se sasia e ujit që duhet ta konsumojmë gjatë ditës është rreth tetë gota ujë.

Por, a është vërtet nevoja që gjatë tërë ditës të konsumoni ujë?

Sipas një studimi, ndoshta jo! Kjo sepse studimi ka zbuluar që mjafton të pini aq shumë ujë sa jua lypë trupi.

Në fakt, ata thonë se konsumimi i sasive të tepërta të ujit mund të jetë i rrezikshëm, ndërkaq në raste ekstreme mund ta shkaktojë edhe vdekjen.

“Nëse i përshtatemi vetëm kërkesës së trupit tonë – pra të pimë ujë vetëm kur ndihemi të etur – atëherë edhe kjo është në rregull”, ka thënë hulumtuesi Michael Farrell nga Australia.

Sipas tij, konsumimi i tetë gotave ujë në ditë nuk është se shkakton ndonjë dëm sepse nuk është sasi tepërt, por ai është ithtar i të konsumuarit ujë aq shumë sa ia kërkon trupi!

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje