Sa orë duhet t’i shpenzoni bashkë për t’u bërë miq të ngushtë?

Sa orë duhet t’i shpenzoni bashkë për t’u bërë miq të ngushtë?

Sipas një studimi të ri, të publikuar në Journal of Social and Personal Relationships’, koha është çdo gjë – p.sh., aq më shumë kohë që shpenzoni me dikë, aq më shumë jeni të prirë të lidheni emocionalisht me ta.

Autori Jeffrey Hall, profesor i komunikimit në Universitetin e Kansasit, ishte motivuar të ‘zhytet’ në thellësitë e asaj se çfarë i përbën lidhjet e ngushta miqësore pas ekzaminimit të punës së psikologut Robin Dunbar, i cili kishte pohuar se ka shtresa të miqësisë dhe kufizime në atë se sa mund t’i menaxhojë truri.

P.sh., ai pohonte se shumica e njerëzve i klasifikojnë miqësitë në këto kategori: miq rastësor, persona të njohur, miq dhe miq të ngushtë. Veç kësaj, ai gjithashtu kishte thënë se jemi miqtë e ngushtë të vetëm pesë personave dhe i konsiderojmë rreth 15 njerëz si miq të mirë – ndërkaq 150 është limiti i asaj se sa lidhje miqësie mund t’i përballojë truri.

Tash Jeffrey Hall i ka kryer dy studime të ndryshme për t’i ekzaminuar më thellësisht këto ‘shtresa të miqësisë’ – më saktësisht për të analizuar se sa orë duhet shpenzuar me dikë për ta konsideruar shok/shoqe të ngushtë.

Pas eksperimenteve të ndryshme, Hall kishte konstatuar se merr kohë 200 orë për ta fituar statusin e shokut/shoqes së ngushtë, merr 50 orë kohë për të lëvizur nga “i/e njohur” në shok/shoqe rastësor dhe merr 90 orë për të shënuar progres nga miq rastësor në taman miq!

Sidoqoftë, ai gjithashtu ka theksuar se jo domosdoshmërish kjo do të thotë se është e garantuar që do të bëheni miq të ngushtë posa t’i shpenzoni 200 orë me dikë – është koha kualitative që e shpenzoni bashkë ajo që është kruciale.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje