Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Saimir Tahiri dorëzon mandatin e deputetit

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri ka dhënë dorëheqje nga pozita e deputetit të Kuvendit të Shqipërisë.

“Dorëzoj mandatin e deputetit deri kur të zbardhet e vërteta e plotë. Tani janë bërë të gjithë bashkë përballë meje e pushka top ju bëhet. Unë këtu jam e do ia dal”, ka thënën Tahiri në një konferencë për medie.

Tahiri ka thënë se akuzat e ngritura ndaj tij për drogën nuk qëndrojnë.

“Njëri vinte më sugjeronte thuaj ‘nuk isha unë, po Edi Rama koka e trafikut të drogës’ e kështu shpëtoja nga të gjitha. Tjetri thoshte mos të flisja se nuk është punë pasioni e nerva po llogarish. Unë heshta e pazarxhinjtë dolën në treg, nuk më kanë njohur aq sa ta kuptonin se nuk ka qenë se nuk e dija po nuk doja që armiqtë, hajdutët e pazarxhinjtë t’i mbaja në krah. Unë kam zgjedhur ti vë përballë e nuk ka pasur e as nuk ka asnjë lloj privilegji të më bëjë të ndryshojë mendje dhe sot. Akuzat për policinë pasardhësi im ia kaloj dhe Saliut dhe Lulit. Këta që më akuzojnë mua sot nga dolën kaq të dhimbsur për fushat që dolën me hashash”, ka thënë Tahiri. (TCh)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje