SBAShK-u apel nxënësve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

SBAShK-u apel nxënësve: Nesër në orën e parë mos shkoni në shkollë

Sindikata e Bashkuar e Arsimit të Kosovës, iu ka bërë thirrje nxënësve që nesër në orën e parë, në të dyja ndërrimet, mos të shkojnë në shkollë.

SBAShK-u në një njoftim për media i bën të ditura edhe njëherë arsyet për grevë.

“Të nderuar prindër dhe nxënës në tërë Kosovën, SBASHK-u ka bërë dhjetëra takime me përfaqësuesit më të lartë të Kosovës në përpjekje që çështjet dhe marrëveshjet e arritura më herët të realizohen përmes dialogut, por Qeveria nuk reflektoi dhe ne jemi të detyruar të nisim me veprime sindikale . Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe apelojmë që të mërkurën , më 14 shkurt nxënësit mos të jenë në shkollë në orën e parë në të dy ndërrimet”

“Prindër të nderuar kudo jeni në tërë Kosovën, kryetar i nderuar i Këshillit të Prindërve,z. Bajram Beqiri , SBASHK-u këto veprime po bën në përpjekje për ta realizuar Qeveria borxhin ndaj punëtorëve të arsimit që me mund e sakrifica mbajtën gjallë arsimin shqip duke kundërshtuar fuqishëm me shkumësa, libra e me zemër, tendencën e pushtuesit serb për zhdukjen e arsimit dhe kulturës shqipe gjatë viteve të okupimit. Prindër dhe nxënës të nderuar na përkrahini në këtë përpjekje tonën për hir të respektit për mësimdhënësit e asaj kohe”, thonë në këtë sindikatë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje