Sekretari amerikan i Mbrojtjes do t’i takojë përfaqësuesit e Ballkanit në Zagreb

Sekretari amerikan i Mbrojtjes do t’i takojë përfaqësuesit e Ballkanit në Zagreb

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis do të udhëtojë të premten për në Kroaci, ku pritet t’i takojë përfaqësuesit e shteteve të Evropës Juglindore në kuadër të takimit të Kartës së Adriatikut.

Vizita e sekretarit amerikan të Mbrojtjes është e para në rajon dhe pritet të takohet me përfaqësues nga Kroacia, Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Kosovë, Bosnja dhe Serbia.

Ndryshe, pas ftesës së NATO-së për të nisur negociatat me Maqedoninë, SHBA-ja dëshiron të jap një mesazh të posaçëm përkrahës për vendet e Ballkanit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje