Sektori privat prin me shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Sektori privat prin me shkeljen e të drejtave të punëtorëve

Orari i stërzgjatur i punës, punësimi pa kontratë pune dhe pagesa jo e rregullt, janë vetëm disa nga shkeljet me të cilat përballen punëtorët në Kosovë.

Gjithashtu, ka dhe shkelje të Marrëveshjes Kolektive dhe konventave ndërkombëtare.

Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Avni Ajdini, tha për Telegrafin se në sektorin privat kemi shkelje drastike të të drejtave të punëtorëve.

“Të drejtat e punëtorëve në Kosovë relativisht respektohen, mirëpo në sektorin privat kemi shkelje drastike të të drejtave të punëtorëve, sepse punëtori punon me kohëzgjatje dhe kurrë nuk paguhet dhe kjo vjen në kundërshtim me kontratën që e ka. Këtu shkelet ligji i punës, Marrëveshja kolektive dhe konventat ndërkombëtare, megjithatë këtu ka një mori të shkeljeve të punëtorëve”, tha për Telegrafin, Ajdini.

Ai tha se për shkak të këtyre shkeljeve, BSPK në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve do të organizojë protestë.

“Ka mjaftë shkelje dhe këtë kontest me 1 maj do të organizohet një protestë, e cila mund të bëhet një protestë masive dhe me karakter social e ekonomik. Ky është një paralajmërim që të mos eskaloj një nivel tjetër. Ne kur të hyjmë në grevë, atëherë me çdo kusht duhet të plotësohet ajo kërkesë”, tha ai.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje