Selimi: Njëri nga katër të arrestuarit në Prishtinë dyshohet të ketë punuar...

Selimi: Njëri nga katër të arrestuarit në Prishtinë dyshohet të ketë punuar për BIA-n serbe

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, përmes një postimi në Twitter e ka vlerësuar si një aksion të madh të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Interpolin dhe Malin e Zi, arrestimin e katër të dyshuarve për vrasje, të mërkurën në Prishtinë.

Sipas Selimit,  ata – të malazezë dhe serbë – ishin të armatosur dhe të rrezikshëm.

“Të paktën një i dyshuar duket se ka punuar edhe për agjensinë famëkeqe të inteligjencës serbe, BIA”, ka shkruar tutje Selimi.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje