Serbët kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës – me të u hoq...

Serbët kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës – me të u hoq edhe i Serbisë

Përfaqësuesit e Parlamentit të Serbisë, gjatë një takimi me përfaqësuesit e vendeve të rajonit në Kuvendin e Maqedonisë, kërkuan heqjen e flamurit të Kosovës nga platforma ku qëndronin flamujt e shteteve anëtare të BE-së si dhe vendeve të Ballkanit.

Deputetja Blerta Deliu ka reaguar duke adresuar kritika, ndërsa krejt në fund u vendos që të largohen gjithë flamujt, bën të ditur Alsat-m.

Delegacioni i Komisionit për Integrime Evropiane i Kuvendit të Kosovës, dje mori pjesë në Konferencën e 13-të të komisioneve për integrime/çështje evropiane të shteteve pjesëmarrëse në Procesin e Stabilizimit dhe Asociimit të Evropës Juglindore – COSAP, që u mbajt në Shkup.

Delegacioni i Kosovës përbëhej nga deputetët Blerta Deliu Kodra, kryetare e Komisionit, Armend Zemaj, zëvendëskryetar i Komisionit, dhe Fikrim Damka – zëvendëskryetar i Komisionit, ndër të tjerë, dje pati takim edhe me raportuesin për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Sholtes.

Delegacioni i Serbisë i kërkoi sekretariatit të konferencës që të hiqej flamuri i Kosovës, sekretariati i largoi të gjithë flamujt e të gjitha vendeve pjesëmarrëse në konferencë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje