Serbia ndan 200 milion euro për autostradën Nish–Merdar

Serbia ndan 200 milion euro për autostradën Nish–Merdar

Ministrja serbe e Ndërtimtarisë Zorana Mihajloviq ka deklaruar se deri në fund të vitit Qeveria e Serbisë do të mund të shpallë tenderin për ndërtimin e autostradës Nish-Merdar.
Ministrja për rts ka thënë se Serbia ka përfunduar dokumentacionin e nevojshëm dhe se investimi në këtë rrugë, e cila ende quhet “Rruga e Paqes”, është 200 milionë euro.

“Në buxhet kemi ndarë rreth 200 milionë euro për autostradën Nish–Merdar, e cila është e rëndësishme edhe për njerëzit tanë në Kosovë“, ka thënë ajo, transmeton Koha.net.

“Serbia po zhvillon politikë serioze dhe nuk kemi problem me paratë. Për rrugën Nish–Merdar, është përfunduar dokumentacioni projektues. Serbia është i vetmi vend nga Europa Juglindore që ka përgatitur projekte dhe që i ka siguruat mjetet”, ka theksuar ajo.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje