Sharon Stone spekulohet se është martuar me të dashurin 19 vjet më...

Sharon Stone spekulohet se është martuar me të dashurin 19 vjet më të ri

Duket se Sharon Stone është fejuar pasi që në plazh u shfaq me një unazë diamanti të madh në gishtin “e martesës”.

Megjithëse festoi ditë më parë 60 vjetorin e lindjes, aktorja hollivudiane ende duket e freskët dhe në top formë.

Ajo ditë më parë pranoi publikisht se është në lidhje me Angel Boff gjersa festoi ditëlindjen në plazhet fantastike të Miamit të SHBA-ve.

Afaristi 41-vjeçar italian dhe aktorja kaluan gjithë ditën në plazh, duke mos hezituar edhe të shkëmbenin puthje të zjarrta.

Nuk dihet se sa ka të vërteta rreth kurorëzimit të aktores, por nëse konfirmohet kjo gjë, atëherë për Stone do të ishte martesa e tretë.

Gjithashtu, biondja entuziaste ka tre fëmijë të adoptuar, 17-vjeçarin Rohan, 12-vjeçarin Lairda dhe 11-vjeçarin Quinn.

Theksojmë se për gjashtë vjet bukuroshja ishte e martuar me Phil Bronstein (1998–2004) ndërsa më parë ishte kurorëzuar për aq vite edhe me Michael Greenburgun.

 

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje