SHBA’ja dhe Perëndimi do t’i ndëshkojnë autorët e sulmeve kimike në Siri

SHBA’ja dhe Perëndimi do t’i ndëshkojnë autorët e sulmeve kimike në Siri

Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë botërore kanë premtuar se do të nisin “një përgjigje të ashpër”, kundrejt përgjegjësve të supozuar për sulmet me gaz toksik në Gutën Lindore.

Në këtë zonë të Sirisë kanë vdekur qindra civilë vetëm në javët e fundit.

Këto paralajmërime kanë ardhur pasi shefi për të Drejtat e Njeriut në Kombet e Bashkuara, Zeid Ra’ad Al Hussein, ka thënë më 2 mars se vrasjet e civilëve në Guta dhe çdokund tjetër në Siri, “janë të njëjta me krime të luftës dhe protencialisht krime kundër njerëzimit”.

Në një bisedë telefonike më 2 mars, presidenti amerikan, Donald Trump dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel janë pajtuar që qeveria e presidentit sirian Bashar al-Assad të “mbahet përgjegjëse”, është thënë përmes një deklarate nga zyra e kancelares gjermane.

“Kjo do të zbatohet për përdorimin e armëve kimike nga regjimi i Assadit, për sulmet e saj kundër civilëve dhe për bllokimin e ndihmës humanitare”, është thënë pëmes një deklarate.

Në një bisedë të ndarë, presidenti Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron kanë premtuar se do nuk do të këtë “mosndëshkim” për ata që janë përgjegjës, nëse ka pasur përsëri përdorim të armëve kimike, ka njoftuar presidenca franceze.

Macron, “ka theksuar se do të ketë përgjigje të ashpër në koordinim me aleatët tanë amerikanë, në rast të dëshmisë së ka pasur përdorim të armëve kimike që kanë shkaktuar vdekjet e civilëve”, është thënë në deklaratë.

“Franca dhe Shtetet e Bashkuara nuk do të tolerojnë pandëshkueshmërinë”, është thënë ndër të tjera.

Vëzhguesit e pavarur dhe banorët kanë raportuar për disa sulme të supozuara me gaz klori në Gutan Lindore në muajin e fundit.

Trump pati udhëruar bombardime masive në Shayrat të Sirisë, në prillin e vitit të kaluar, pas raportimeve për sulmin me gaz sarin në zonën e Khan Sheikhun, në të cilin kanë vdekur afro 100 civilë.

Në atë kohë presidenti amerikan pati thënë se çdo përdorim i armëve të tilla të ndaluara do të përballet me një përgjigje të ngjashme.

Gjatë kësaj jave, Uashingtoni i ka kërkuar Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për nisjen e një hetimi të ri për ata që janë përgjegjës për sulmet me armë kimike në Siri, pas raportimeve se supozohet të jetë përdorur gazi i klorit në Gutan Lindore.

Një hetim paraprak për amë kimike në Siri është ndalur në nëntor të vitit të kaluar, meqë Rusia ka refuzuar vazhdimin e të njëjtit.

Shefi i të Drejtave të Njeriut në OKB, Zeid Ra’ad Al Hussein, ka nisur një paralajmërim më 2 mars për sulmet kimike në Guta, si dhe fushatën me bomba të qeverisë siriane, e cila sipas tij ka shënjeshtuar zonat e civilëve dhe spitaleve, nga të cilat kanë vdekur më shumë se 600 persona që prej muajit të kaluar.

“Ajo çfarë jemi duke parë në Gutan Lindore dhe pjesë të tjera të Sirisë janë të ngjashme me krime te luftës dhe potencialisht krime kundër njerëzimit”, ka thënë Zeid në një takim të Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë.

“Civilët janë duke iu nënshtruar vdekjes”, ka thënë ai duke paralajmëruar se autorët nuk “të heqin dorë nga ky veprim”.

“Rrotat e drejtësisë mund të jenë të ngadalshme, mirëpo ato bluajnë”, ka thënë Zeid.

Shtetet Perëndimore që janë pjesë e Këshillit për të Drejtat e Njeriut kanë krijuar një rezolutë që kundërshton sulmet qeveritare dhe kërkon nisjen e menjëhershme të një muaji armëpushim në Siri.

Një rezolutë e tillë është miratuar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Mirëpo një masë e tillë është shuar, pas mosmarrëveshjeve mes Rusisë dhe shteteve të tjera lidhur më formulimin e rezolutës.

Moska dhe Damasku kanë kundërshtuar që Siria të ketë përdorur armë kimike apo që ka pasur cak civilët dhe spitalet në Guta.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje