Shefi i nëntokës në Veri takohet me Haradinaj

Shefi i nëntokës në Veri takohet me Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj ka mbajtur sot takim pune me Goran Rakiq dhe nënkryetarin Milan Radojciq. Me këtë rast u legjitimua e miqësia që kryeministri ka me Radojciqin, e që konsiderohet ‘shef i nëntokës në Veri.

Haradinaj ka pritur në zyrën e tij kryetarin e Listës Srpska, Goran Rakiq dhe mikun e tij të përzemërt, Milan Radojciq, që tash është zgjedhur nënkryetar i Listës Srpska, shkruan Express.

Radojeqic dëshmoi sot në Zyrën e Kryeminsitri Haradinaj se është numri një i serbëve të Kosvës. Legjenda se ai kontrollon gjithçka në veri, tregoi edhe rënditja në zyrën e Haradinajt. Ai u ulë në krye, ndërsa kryetarin e partisë, e la pas tij.

“Ne këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme në vend, me theks te veçantë për aspektet e sigurisë si dhe zhvillimit ekonomik e social”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje