Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, Reshitaj apelon për mbrojtje të ambientit

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës, Reshitaj apelon për mbrojtje të ambientit

“Një botë pa plastikë” është motoja me të cilën në Rahovec është shënuar Dita Ndërkombëtare e Tokës.

Në kuadër të kësaj dite, aktivistë të shkollave të mesme e fillore të cilët angazhohen në mbrojtjen e ambientit, kanë paraqitur ide kreative për riciklimin e materialeve plastike.

Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë edhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Albena Reshitaj, e cila ka bërë thirrje për mbrojtje të ambientit në çdo ditë.

Ndonëse ishte paralajmëruar se pjesë e këtij organizimi do ishte edhe kryeministri Ramush Haradinaj, ai nuk është parë në këtë ambiente.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje