Shërbimet e Kujtesës tani paguhen edhe në zyrat e Postës së Kosovës

Shërbimet e Kujtesës tani paguhen edhe në zyrat e Postës së Kosovës

Kryeshefi Ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha marrëveshje me drejtorin e shitjes në Kujtesa Artan Metaj. Kështu që nga sot , të gjithë klientët e kompanisë Kujtesa mund të paguajnë, pa provizion, faturat për shërbimin TV kabllor dhe internetit në sportelet e Postës.

“Edhe një lajm i mirë nga Posta e Kosovës. Nga sot, të gjithë klientët e kompanisë Kujtesa mund të paguajnë, pa provizion, faturat për shërbimin TV kabllor dhe internetit në sportelet e Postës. Për këtë projekt që qytetarëve iu mundëson të kryejnë obligimet ndaj Kujtesës, në cilëndo nga mbi 150 zyrat tona postare, e falënderova drejtorin e shitjes z.Artan Metaj , me të cilën nënshkruam Marrëveshjen. Ne gjithnjë kemi pasur qëllim që në një sportel të vetëm të Postës të paguhen të gjitha faturat për shërbimet e qytetarëve të Kosovës. Në këtë drejtim kemi arritur sukses të madh”, ka shkruar Hoxha në profilin e vet në “Facebook”.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje