Shifra të frikshme, Facebook thyen rekordet e fitimeve nga reklamat

Shifra të frikshme, Facebook thyen rekordet e fitimeve nga reklamat

Algoritmi i reklamave në Facebook është kthyer në një mënyrë për të bërë para pafund.

Sipas të dhënave nga 3 mujori, rezulton se Facebook ka përfituar shifra marramendëse prej 10 miliardë dollarë.

Rreth gjysma e kësaj shume (4.7 miliardë dollarë) janë fitime të pastra për kompaninë, ndërsa pjesa tjetër janë shpenzime, ku koston më të madhe e ka pasur siguria.

Mark Zuckerberg u ka deklaruar investitorëve se politikat e kompanisë në fushën e sigurisë në të ardhmen do të kenë një ndikim edhe më të madh tek fitimet, duke i reduktuar ato.

Deklarata e tij interpretohet si një reagim ndaj nismës dhe hetimeve të ligjvënësve amerikanë për mundësinë se platforma më e madhe sociale të jetë përdorur dhe të përdoret akoma nga Rusia për propagandë.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje