Shkencëtarët amerikanë: Mjafton një orë meditim për ta zvogëluar ankthin dhe stresin

Shkencëtarët amerikanë: Mjafton një orë meditim për ta zvogëluar ankthin dhe stresin

Një sesion një-orësh meditimi mjafton ta zvogëlojë ankthin dhe stresin në zemër, thotë një studim i ri.

Programet e meditimit janë bërë tejet të njohura kohëve të fundit, e në veçanti për efektin që kanë në zvogëlimin e depresionit.

Studimi i ri, i prezantuar dje (23 prill), nga Shoqata Fiziologjike Amerikane tregon se praktikimi i meditimit vërtet se e bën ndryshimin – dhe mjafton një orë në ditë për ta filluar këtë proces.

Zbulimet gjithashtu sugjerojnë se meditimi së shpejti mund të përshkruhet si mënyrë e trajtimit për pacientët që vuajnë nga ankthi, në mënyrë që të mbrohen ata nga problemet shëndetësore fizike.

“Pjesëmarrësve të studimit tonë iu është zvogëluar stresi mekanik në artere pas një ore meditimi, ndërsa ankthi ka qenë dukshëm më i vogël pas një jave duke praktikuar meditim”, ka thënë udhëheqësi i këtij studimi, John J. Duroscher.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje