Shkolla “Ismail Qemali”, vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut në Prishtinë...

Shkolla “Ismail Qemali”, vërshohet nga uji pas reshjeve të shiut në Prishtinë (Video)

Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë të enjten në Prishtinë, përveç rrugëve kanë depërtuar edhe nëpër objekte të ndryshme.

Telegrafi ka siguruar një video në të cilën shihet të ketë marrë uji, shkollën “Ismail Qemali”, e cila ndodhet në lagjen “Bregu i Diellit.”

Ndryshe, nga këto reshje janë krijuar vështirësi në komunikacion në shumë rrugë të Prishtinës. /Telegrafi/

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje