Shkon në 62 numri i të vdekurve nga vullkani në Guatemalë

Shkon në 62 numri i të vdekurve nga vullkani në Guatemalë

Ushtria në Guatemalë është duke u ndihmuar zjarrfikësit për të kërkuar njerëzit e zhdukur pas shpërthimit të një vullkani në këtë vend.

Rrëketë e shkëmbinjve të nxehtë, hirit dhe baltës shkatërruan disa fshatra të dielën.

Shifra zyrtare e të vdekurve nga vullkani Fuego është rritur në 62, kanë bërë me dije autoritetet në Guatemalë.

Mijëra njerëz janë dërguar në strehimore të përkohshme.

Vullkanologët kanë raportuar se shpërthimi, i cili ka dërguar hirin vullkanik deri në 10 kilometra lartësi, ka përfunduar.

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje