Shpend Ahmeti do të jetë kryetar i ri i PSD-së

Shpend Ahmeti do të jetë kryetar i ri i PSD-së

Të mërkurën do të mbahet Kuvendi i Partisë Socialdemokrate të Kosovës (PSD), pjesë e së cilit do të jenë edhe 12 deputetët e pavarur të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë dalë nga Lëvizja Vetëvendosje.

Grupi Deputetëve të Pavarur (GDP) kanë arritur para disa ditësh marrëveshje me Kaqusha Jasharin për t’u bashkuar PSD-së.

Burime të “Republika 24” bëjnë me dije se kandidat për kryetar të PSD-së do të jetë Shpend Ahmeti, aktualisht kryetari i Prishtinës.

“Shpendi pritet të jetë kandidat për kryetar të PSD-së”, ka thënë një burim brenda kësaj partie, duke mos dashur që t’i përmendet emri.

Ndërsa, nënkryetar i parë i kësaj partie do të jetë Visar Ymeri.

Dardan Molliqaj pritet të marrë postin e sekretarit të përgjithshëm të PSD-së, post të cilin e kishte mbajtur edhe sa ishte në Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas marrëveshjes së arritur mes GDP-së dhe PSD-së, Kaqusha Jashari parashihet të jetë anëtare e Kryesisë.

PSD-ja pas këtij Kuvendi do të bëhet një subjekt politik parlamentar me 12 deputetë dhe plus me dy komuna në qeverisje, Prishtinën (Shpend Ahmeti) dhe Kamenicën (Qëndron Kastrati).

(Raporton Republika24)

SKA KOMENTE

Lini një përgjigjje